Një demonstrim i fuqisë amerikane duket se ka mjaftuar për ta bërë Iranin të zmbrapset, pasi forcat detare iraniane patën vënë në objektiv më herët këtë vit anijet në Ngushticën e Hormuzit si dhe në Gjirin e Omanit. Komandanti i Komandës Qendrore të Forcave Ajrore Amerikane tha të mërkurën se vendimi i korrikut për të dërguar në Gjirin Persik avionë luftarakë F-35 dhe F-16, së bashku me një destrojer dhe një grup luftarak detar, pjesë e të cilit ishin rreth 2,500 marinsa, duket se pati efekt tek zyrtarët iranianë. “Prania e shtuar e mjeteve detare... të kombinuara me fuqinë tonë ajrore, e dekurajuan Iranin nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme kundër anijeve të transportit detar”, tha në Uashington Gjeneral Lietnant Alexus Grynkeëich, gjatë një takimi të “Defense Ëriters Group”, një shoqatë e gazetarëve të specializuar për çështjet e sigurisë kombëtare.
“Ka patur efekte të mira”, shtoi ai. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, urdhëroi shtimin e pranisë amerikane në rajon, pasi Irani u përpoq të sekuestronte dy anije çisterna në ujërat ndërkombëtare pranë bregdetit të Omanit, në fillim të korrikut. Vetëm pak muaj më parë, Irani pati sekuestruar dy anije çisterna që kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Marinës së Shteteve të Bashkuara, në total Irani ka sekuestruar apo ndjekur rreth 20 anije në rajon gjatë dy viteve të fundit. Sidoqoftë, Gjenerali Grynkeëich paralajmëroi se efekti i pranisë amerikane që dekurajoi Iranin nga ndërhyrja tek linjat e transportit detar mund të jetë afatshkurtër, në veçanti pasi prania amerikane atje është vetëm e përkohshme dhe disa prej njësive janë të planifikuara për t’u rikthyer në atdhe.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Irani
Ещё видео!