SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e boronicave të arta në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit. Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro. Kontrata e siguruar nje vit me pare nga Top Channel ishte një marrëveshje ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk. Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro. Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri. Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës. “ Palët bien dakort që menjëherë sapo çmimi i shitblerjes 1.8 mln euro do të depozitohet në total në llogarinë bankare one stop shop të noterit dhe vetëm pas kalimit të pronësisë të palës blerëse, noteri autorizohet nga palët që në mënyrë të menjëhershme të transmetojë këtë shumë në llogarinë e bankës e cila ka për qëllim likujdimin e kësteve të kredisë”. Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë logal shpk. Dokumentat për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e ëeb të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 përqind nga djali i ish kryeministrit. Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës. Hetimi nga spak nisi pa emer ndersa jane marre ne verifikim te gjitha procedurat bankare e ligjore te kësaj prone dhe vlerave disa milione euro
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ShkelzenBerisha#TopChannel
Ещё видео!