#reportTV #lajmeshqip #lajme
Në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Lugina” policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas. Konkretisht Agustin Selimi (Gjoka), Pëllumb Lekaj, Manol Xhamija, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim”.
Si dhe Lorenc Docin, 24 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak".
Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit Pëllumb Lekaj (i arrestuar).
Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur "Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Lorenc Docin, u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme
Ещё видео!