Greqia vijon me ofensivën retorike e diplomatike ndaj Shqipërisë për lirimin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lirojnë pa vonesa Fredi Belerin, që u bë kryebashkiaku i parë në Shqipëri i zgjedhur nga qelia.
Dendias bëri të paditurin në lidhje me provat duke thënë se nuk e kupton se përse po mbahet ende në paraburgim Fredi Beleri dhe kërcënoi se zgjatja e mëtejshme e kësaj situate do të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim, tha Dendias. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse po mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, vijoi kryediplomati grek.
Javën e ardhshme do të mbahet në Bruksel takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku Greqia thotë se do të ringrejë çështjen e arrestimit të Belerit. Dosja ndaj Fredi Belerit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje kaloi për kompetencë të SPAK-ut.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Athina#FrediBeleri
Ещё видео!