Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë pasoja në toka të mbjella. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetra hektarë në Fushë Krujë.
Deri më tani nuk janë të rrezikuara banesa nga përmbytjet ndërkohë që dy ditë më parë IGJEUM dha alarmin për përmbytje.
“Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet”, bëri të ditur IGJEUM.
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: [ Ссылка ]
website: [ Ссылка ]
Ndiq News24 ne facebook : [ Ссылка ]
Ndiq News24 ne instagram : [ Ссылка ]
Ndiq News24 ne Twitter : [ Ссылка ] #news24albania
#lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24
Ещё видео!