[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Si cdo vit, gushti e shnderron Qarkun e Beratit ne mikeprites e mijera besimtareve Bektashi, te cilet nga datat 19 deri ne 25 gusht kryejne pelegrinazhin ne “Malin e Tomorrit”.
Por fluksi i madh i mjeteve sjell edhe probleme ne qarkullimin e mjeteve. Per kete arsyje drejtoria e policise ka hartuar nje plan masash qe do te vihet ne zbatim pergjate diteve te festimeve.
Ali Yzeiri
Shef i Qarkullimit Rrugor Berat
Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.
Nderkaq ne Malin e Tomorrit dhe ne teqene e Kulmakut kane nisur pergatitjet per te pritur besimtaret, te cilet sipas tradites bejne kurban.
Ещё видео!