Policia serbe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal. Bëhet me dije se shtetasit serb të arrestuar kanë trafikuar nga Shqipëria një sasi prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.
Dyshohet se organizatori i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm ka hartuar planin për të transportuar drogë nga Shqipëria në Serbi dhe më gjerë në Europë.
Grupi kriminal përdorte kamionë me rimorkio, në të cilët ishin bërë bunkerë enkas për ruajtjen e drogës. Gjatë kontrollit në banesat dhe lokalet e tjera të të dyshuarve janë gjetur një sasi e madhe parash, armë dhe disa automjete të shtrenjta.
Dyshohet se grupi kriminal ka marrë pjesë gjithashtu në transportimin e më shumë se gjashtë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë në vitin 2020.
Të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do të dërgohen në prokurorinë kompetente. Në kallëzim penal përfshihen edhe dy persona të cilët ndodhen në paraburgim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbi#Droge
Ещё видео!