Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç ka pranuar të hënën se Serbia është iniciatore e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, duke thënë se kjo po është pikërisht arsyeja përse disa qytetarë rëfuzojnë t’i bashkohen kësaj iniciative.
Sipas tij, Open Balkan është përpjekje për të marrë masa dhe për të aprovuar kriteret evropiane, pavarësisht nëse janë ose jo pjesë e BE-së.
“Ballkani i hapur bazohet tek implementimi i principeve dhe ideve të BE-së të cilat janë liria e lëvizjes e njerëzve dhe kapitalit, fuqisë punëtore, të gjitha këto në interes të qytetarëve të zakonshëm, kështu që mendoj se kjo është një ide që mund t’i pengojë vetëm ata që janë kundër ideve të tilla të bashkëpunimit në përgjithësi”, tha Daçiç.
Zyrtari serb thotë se kundërshtarët e kësaj ideje janë më shumë kundërshtarët e Serbisë sesa kundërshtarë të Ballkanit të Hapur.
Por ato vende qw nuk e pranojë kwtw nismë, e kundwrshtojnw se wshtw propozuar nga Serbia dhe nuk e pranojnë se ne jemiaq tw fortë sa mund të paraqitemi si vendi udhëheqës në rajon”, tha ai, duke folur për mediat në Beograd.
Deklarata vjen ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OPenBalcan#Serbi#TopChannel
Ещё видео!