#oranews #russia #escobar #usa
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor u ka bërë thirrje 6 shteteve të rajonin që të dënojnë vendimin e presidentit rus Putin, përfshirë vendet ku influenca ruse është e lartë sipas tij.
I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të dënojnë presidentit rus, Vladimir Putin për sulmin ndaj Ukrainës.
Diplomati tha se Kisha Ortodokse Serbe po mbjell rusofili në rajonin tonë.
Escobar: Ndërsa katastrofa humanitare në Ukrainë vazhdon dhe viktimat rriten, ju duhet të pyesni se çfarë mund të bëjë Putini diku tjetër, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Kisha Ortodokse po përpiqet të promovojë Rusinë si mbrojtëse të vlerave tradicionale të familjes në Serbi, Mal të Zi e Bosnje Hercegovinë, duke forcuar marrëdhëniet mes kishës dhe shtetit.
Lidhur me influencat ruse, zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit shprehet se Moska po ngadalëson integrimin.
Escobar: E njëjta ideologji e gabuar është ajo që e shtyn Kremlinin të ngadalësojë dhe të parandalojë integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Putin nuk pranon urdhra të bazuar në rregullat që kanë sunduar botën që nga Lufta e Dytë Botërore të cilat shtetet duhet të jenë në gjendje të zgjedhin politikën e tyre të jashtme dhe të bëjnë aleancat e tyre.
Serbia dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik ende nuk e kanë dënuar Rusinë për sulmin e saj ndaj Ukrainës në 24 shkurt.
Të hënën, kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiç tha se dënimi i Rusisë do t’i kushtonte shumë vendit dhe pretendoi se Beogradi po ndërmerrte vendime pragmatike, megjithëse lidhjet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë janë të vjetra dhe ato faktohen edhe më shumë nga protestat pro-ruse nëpër qytetet serbe.
Video Credits: AFP
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!