Me thirrje për solidaritet është falur namazi i Kurban Bajramit edhe në Kosovë. Ceremonia kryesore e faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Myftiu Naim Tërnava iu tha besimtarëve se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit.
“Therja e kurbanit nuk është thjesht derdhje gjaku, por mbi të gjitha është përkushtim, është bindje, sakrificë dhe mbi të gjitha dëshmi e devotshmërisë së besimtarit. Fatkeqësisht, edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk është mundësuar që të udhëtojmë drejt vendeve të bekuara të Mekës dhe Medinës. Mbetemi me shpresën që vitin tjetër do të jemia tje për t’iu lutur Krijuesit të Gjithësisë”.
Ndonëse në kushte pandemie, por në rrethana më lehtësuese, krerët e bashkësisë islame kanë pritur përfaqësues institucionesh, partish politike dhe klerikë fetarë për këtë festë. Personat që kanë qenë në listë për të marrë dozën e dytë të vaksinës iu është bërë thirrje për ta marrë nesër.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!