Partia Demokratike denoncon Bashkinë e Përmetit se në mungesë të konkurrencës I ka dhënë një tender djalit Adriatik Zotkas, kryebashkiak I Poliçanit. Sipas demokratëve, një vendim I tillë flet për korrupsionin dhe nepotizmin në radhët e socialistëve.
Bashkia e Përmetit ia dhuron prokurimin e radhës kompanisë së djalit të kryetarit të Bashkisë Poliçan, kompanisë ‘G&M Construstion 07’. Prokurimi është mbi punimet për rehabilitimin e rezervuarit Qilarisht. Kompania ‘G&M Construction 07’ e fiton këtë garë në mungesë të plotë të konkurrencës, madje me ofertë thuajse 100% të fondit limit. Në të njëjtën procedurë, dy kompani me oferta më të ulëta skualifikohen paraprakisht nga gara, duke lënë të vetëm në garë kompaninë e djalit të Adriatik Zotkës, kryetarit të Bashkisë Poliçan.
Më tej demokratët, se I biri I Adriatik Zotkës, nuk e ka këtë tender të parë të marrë nga bashkitë nën drejtimin e PS.
Ajo çfarë e bën këtë skemë korruptive edhe më të rëndë, është fakti se nuk ndodh për herë të parë: në gusht të këtij viti, kryetarja e Bashkisë Dimal i akordon kompanisë ‘G&M Construction 07’, pra kompanisë së djalit të Adriatik Zotkës, një tjetër tender publik- vazhdimi i shtresës së asfaltit në rrugën Drenovicë, përsëri me ofertë gati 100% të fondit limit dhe përsëri në mungesë të plotë të konkurrencë, d.m.th. me një garues të vetëm.
Për këtë PD kërkon nga SPAK të nisë hetimet për të bërfshirët në këto dy tendera.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AdriatikZotka#TopChannel
Ещё видео!