#President #16Maj
Brenda orës 16 të të dielës së 15 Majit do të mësohet emri i kandidatit/es ose kandidatëve për president që do t’i nënshtrohen votimit në raundin e parë që do të zhvillohet pasditen e 16 Majit, ndërkohë që Kushtetuta nuk përjashton që ky raund i parë të konsumohet edhe pa kandidatë.
Por opozita edhe pse ishte pjesë e mbledhjes së konferencës së kryetarëve që u shty me kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Alibejat, nuk u bë pjesë e votimit.
Përfaqësuesit e saj mendojnë se po tregohet ngut për një proces të paracaktuar nga shumica dhe kërkuan që e drejta për propozimin e kandidatit të presidentit t’i lihet pakicës.
Grida Duma: Të na lihet ne.
Ermonela Felaj: Ky duket si pazar, ne duam të bëjmë një proces..
Flutura Açka: Ne s’mund të bëhemi buzëkuqi juaj që të dukeni bukur.
Elisa Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte.
Enkelejd Alibeaj: Kush vuri kushte?! Kërkojmë transparencë.
Procedura kushtetuese për zgjedhjen e presidentit parashikon që 5 raundet e votimit të zhvillohen jo më vonë se 7 ditë nga njëri-tjetri, por nuk përjashtohet dhe mundësia që brenda të njëjtës ditë të ezaurohen dhe 2 ose dhe 3 raunde votimi. Në tre raundet e para kërkohet një korum prej 84 votash për zgjedhjen e kandidatit për president, ndersa në raundet e 4 dhe 5 mjafton që një nga kandidatët të marrë mbështetjen e 71 deputetëve dhe shpallet fitues.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!