Luan Daci duhet që të lërë detyrën e tij si anëtarë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Daci është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 6 muaj burg që ju konvertua në 1 vit shërbim prove për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.
Gjykata e Lartë në dhomë këshillimi ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Apelit të posaçme dhe të rrëzojë rekursin e Dacit. Anëtari i KPA kërkonte në Gjykatë të Lartë pafajësinë, pasi sipas tij nuk kishte bazë ligjore që të akuzohej për falsifikim dokumentesh.
Anëtari i shkallës së dytë të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë u gjet fajtorë pasi nuk kishte deklaruar shkarkimin nga detyra në vitin 1997 për paaftësi në punë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me firmën e presidentit Rexhep Mejdani.
Sipas prokurorisë anëtari I KPA nuk e ka shkruar në CV e tij të dorëzuar para avokatit të popullit në 2017, që ishte shkarkuar nga detyra. Po ashtu në komisionin ‘Ad Hoc’ parlamentar i pyetur nga deputetja Vasilika Hysi në lidhje me masën disiplinore të marrë ndaj tij në 1997, Daci ka deklaruar është larguar me dorëheqje.
Luan Daci është mbrojtur me faktin që nuk e ka pasur detyrim ligjore të deklaronte si fakt. Gjithashtu Daci ka pretenduar se masa disiplinore ishte parashkruara duke qenë se kishin kaluar shumë vite. Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të nisë procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni.
Klan News
#LuanDaci #KPA #GjykataeLartë
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!