#ilirmeta #sfidonsocialistet #ishsigurismave
Ilir Meta ka shprehur gatishmerinë për të miratuar që pasditen e sotme nismat e PS pëer rishikimin e certifikatës së pastërtisë për politikanët aktivë, duke treguar se nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M që del në dokumentet e Autoritetit të Dosjeve si ish-bashkepuntor i Sigurimit të Shtetit e që pretendohet se është ai.
“Që sot kështu që dhe znj. Lindita që ishte e tromaksur të bëjë pushimet e qetë”.
Por ai garanton se ka dijeni se kjo dosje është manipuluar në kohën kur ai ishte ende president me urdhër politik të Edi Ramës.
“Provohet shumë qartë që në kohën kur ka qenë Ilir Meta president i republikës, shefi i ‘Tao Taos’ ka urdhëruar ka garantuar një mbrojtje për N.L dhe ish-shiksin A.H të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar dosjen e qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tromakset Lindita Nikolla do të tronditen senatorët atje sesi guxohet edhe pas 30 vitesh manipulohet në mënyrë kriminale e një të riu 19-vjeç, tani qytetar i lirë amerikan vetëm për të goditur politikisht Presidentin e Republikës. Manipulimi ka ndodhur para 25 Korrikut”.
Faktet thotë se do të presë dhe pak ditë për t’i bërë publike duke u përbetuar se do t’i dorëzojë vetë në parlament.
“Përmasat e këtij skandali do të jenë për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka tejkaluar çdo vijë të kuqe, por edhe vijat e zeza dhe çdo njeri që ka një foto me Edvinin do ta ketë për turp dhe shumë shpejt do të grisë atë. Do të shkoj vetë në Parlament, në seancë plenare dhe ata t’i sjellin të gjithë këta N. L, A.H apo të tjerë. Kjo është pjesë e një axhendë anti kombëtare”.
Meta zbulon se aksioni opozitar në Shtator do të përqendrohet tek rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Është i sigurt po ashtu se zgjedhjet lokale do i japin partisë së tij të Lirisë fitoren në bashkinë e Tiranës.
Prioriteti i parë dhe i vetëm i forcës që ndryshoi emrin nga LSI në Partia e Lirisë, Meta thotë se do të jetë mundësimi i referendumit si instrument ku të drejtën e vendimarrjes ta kenë nga qytetarët.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!