Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë.
Arrestimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik. Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere. Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, ka konfirmuar arrestimin e këtij zyrtari. “I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës i laurës në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi. Kujtojmë se Prokuroria e Pejës është duke vazhduar hetimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan. IKSHPK është duke kryer analiza të vazhdueshme të ujit, ndërsa disa mostra të pacientëve të helmuar është thënë se do të dërgohen për testim jashtë Kosovës. Në njoftimin për media të lëshuar të premten, IKSHPK-ja tha se në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13 korrik nga rajoni i Deçanit, “janë identifikuar disa baktere jopatogjene” dhe se ato “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Helmimi#Deçan#TopChannel
Ещё видео!