TIRANË - Vendimin e dhënë nga gjykata duke rrëzuar kërkesën e prokurores Ina Rama për përjashtimin e gjyqtarit nga procesi që znj.Rama ka hapur me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, avokati i saj mbrojtës Fatmir Brraka e quan drejtësi me dy standarte.
Ai argumenton se të njëjtën kërkesë kur e bëri KLD-ja, gjykata e pranoi, ndërsa kur e bëri znj.Rama, gjykata e rrëzoi dhe kjo është e qartë se KLD-ja ndikon në vendimet e gjykatësve.
Brraka deklaron se gjykata, të njëjtën kërkesë që bën KLD-ja për përjashtim gjyqtari - e pranon dhe të njëjtën kërkesë të znj.Rama për përjashtimin e gjyqtarit Emiljano Ruli - të emëruar nga Nishani dhe KLD - e rrëzon.
Ish-numri një i Akuzës, Ina Rama, prej më shumë se dy muajsh është në një përballje ligjore me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku ky institucion prej më shumë se dy vjetësh i mohon asaj të drejtën për t'u rikthyer në detyrë si gjykatëse, siç parashikon ligji.
Znj.Rama ka kërkuar të rikthehet si gjykatëse në Apelin Civil të kryeqytetit, ndërsa kjo kërkesë është rrëzuar nga KLD-ja, duke argumentuar se Ina Rama nuk mund të bëhet gjyqtare pa konkurim.
Ndërsa ligji e thotë qartë se Prokurori i Përgjithshëm, pas largimit nga puna, ka të drejtë të rikthehet në detyrën që ka mbajtur më parë e znj.Rama ka qenë gjykatëse në Apelin Civil të Tiranës para emërimit si kreu i Akuzës apo e etiketuar asokohe nga Berisha dhe si Silvia Konti.
Ещё видео!