17 vjeçari nga Lushnja shantazhohej nga S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, ku nesë nuk do vepronte siç ai e udhëzonte do t'i publikonte foto familjare.
E gjitha u transmetua mbremjen e së martës në Fiks Fare ku autori 21 vjeçar pranoi kërcënimin dhe nuk tërhiqej prej tij. Ai në video tregonte rrugën që ndiqte për të shantazhuar e përfituar para nga rrjetet sociale duke bërë pjesë edhe persona të tjerë kundrejt shantazhit.
Menjëherë pas publikimit mbrëmjen e djeshme Sajmoni i ka dërguar të tjera mesazhe 17 vjeçarit ku e kërcënon me jetë. " Nesër do vij në Lushnje dhe do të q* robt ty dhe policisë" shkruan 21 vjeçari. Pas këtyre kërcënimeve të mbërritura në telefonin e 17 vjeçarit , Fiks Fare njoftoi Policinë Shkodër.
Ku i menjëhe u vunë në lëvizje Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria Vendore e Policisë Fier si dhe prokuroria ku arritën të identifikonin shantazhuesin dhe u lokalizua vendodhja e tij në Malësi të Madhe. Më pas 21 vjeçari S.H është shoqëruar në polici dhe filloi karshi tij procedimi penal për tre vepra penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Moderatorë: Xhemi Shehu & Julian Deda
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!