Hezbollahu lëshoi raketa ndaj qyteti Haifa të Izraelit, i treti më i madh në vend. Ushtria izraelite tha se rreth 135 predha goditën territorin vendit që nga ora 5 pasdite.
Vetë Hezbollahu, tha se shënjestroi një bazë ushtarake në jug të Haifës me raketa "Fadi 1" dhe më vonë zonat në veri të Haifës.
Një tjetër sulm pati në Tiberias, rreth 65 km larg nga brigjet e detit të Galilesë. Dhjetë persona u raportuan të plagosur në zonën e Haifës dhe dy të tjerë më në jug.
Izraeli ka kapur gjithashtu dy dronë të lëshuar herët të hënën nga lindja pasi sirenat ranë në zonat qendrore, tha ushtria.
Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime masive ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin Jugor. Ndërsa gjatë luftimeve në terren u vranë dy ushtarë izraelitë në zonën kufitare, duke e çuar numrin e vdekjeve ushtarake brenda Libanit deri më tani zyrtarisht në 11. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ndërtesa dhe automjete të shkatërruara e sende personale të shpërndara nëpër tokë.
Këtu ndërtesat e dëmtuara dhe të djegura si pasojë e sulmeve izraelite në Dahiyeh, periferia jugore e Bejrutit.
Një sulm izraelit në fshatin libanez Qamatiyeh të dielën vrau gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë dhe plagosi 11 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Disa herë janë shënuar bombardime të dyfishta, ku në një prej këtyre sulmeve u vranë dhe 10 zjarrfikës në një ndërtesë komunale në qytetin kufitar Bint Jbeil, ndërsa sulmet e tjera ajrore të dielën vranë 22 vetë në një pjesë të qyteteve jugore dhe lindore.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!