Një 41 vjeçar me precedentë penale u vra me armë zjarri dhe shefi i sigurisë së burgut të Durrësit mbeti i plagosur në një krim pasioni në Kavajë. Sherri nisi për Marsida Qatjan, nënë e tre fëmijëve. Viktima kërkonte të rikthehej me gruan, kurse polici i plagosur ishte në një lidhje dashurie me të renë.
Marsida Qatja ishte nën shoqërinë e të dashurit dhe dy burrave të tjerë në banesën e saj në lagjen numër dy të Kavajës kur në derë trokiti ish-i dashuri.
Dritan Haxholli kërkonte në mesnate gruan me të cilin kishte pasur një lidhje për t’u rikthyer sërish. Por kur ka kuptuar që në banesë ndodheshin meshkuj dhe dera s’po hapej ka hyrë nga dritarja.
Siç shikohet edhe nga pamjet grila është dëmtuar. Më pas gruaja ka komunikuar me të dhe i ka hapur derën. 41 vjeçari është futur në banese i armatosur dhe efektivi Bledar Toçi i ka kërkuar llogari Marsidës, nënës së tre fëmijëve sepse kishte ardhur Haxholli.
Në këtë moment Haxholli e ka qëlluar me një plumb në qafë efektivin. Ky i fundit për t’u vetëmbrojtur i është përgjigjur me katër plumba duke e lënë të vdekur Haxhollin.
ABC News ka siguruar edhe foton e viktimës i shtrirë në sallonin e banesës.
Kudo ka njolla gjaku, shenja dhune, orendi të shkatërruara dhe rroba të fëmijëve.
Gjatë përplasjes mes tyre mësohet se është goditur fizikisht edhe gruaja nga e cila lindi sherri.
E gjithë skena është parë dhe përjetuar nga tre fëmijët e Marsidës, pasi ajo e ishte e martuar dhe i shoqi vuante dënimin në një burg në Gjermani. Kurse fqinjët nuk dinë shumë asaj që kishte ndodhur fare pranë tyre.
Trupi i Haxhollit u transportua në morgun e spitalit të Kavajës, ndërsa polici i plagosur është në gjendje kritike për jetën. Bledar Toçi punon si shef i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit dhe është vënë arrest për vrasje. Bashkë me të është arrestuar edhe i vëllai 27 vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi e dyshuar si kokainë. Viktima rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për droge.
Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi
Ещё видео!