Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Katër shtetas kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik në rrethin e Librazhdit. Mbrëm rreth orës 19 një makinë tip Saurrel me drejtues shtetasin Teki Alla, duke udhëtuar nga Librazhdi në drejtim të fshatit Sgosh, pasi futet në urë bie prej saj dhe për pasoj gjetën vdekjen katër shtetas, pasagjerë të Saurrelit.
Fadil Shpata 24-vjeç, Shpresa Ahmetaj 27-vjeç, i biri i Shpresës 5-vjeçar, dhe një shtetas tjetër ende i pa i identifikuar vdesin në vend. Të plagosur rëndë në spital është shoferi Teki Alla, bashkëshorti i Shpresës, Rexhep Meta, Muharrëm Alla e Hasan Balliu. Aksidenti i mbrëmshëm është më i rëndi i ndodhur vitet e fundit në Librazhd ku gjetën vdekjen njëherazi katër shtetas./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj
Ещё видео!