Kryeministri Edi Rama është sonte i ftuar në emisionin "Repolitix" të Denis Mingës në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt.
Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.
Edi Rama, kryeministër
Z.Rama, u ezaurua loja e shahut, ju morët kreun e SHISH, ai propozoi Vitore Tushën?
Së pari të sqarojmë çfarë nënkuptoj unë me shah. Unë kuptoj që asnjëherë mos thuaj fjalën e fundit të parën. Është një proces që ka një ndërveprim. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm.
Meta kishte 14 pyetje...
Është një pyetje e ndarë në 14 nënpyetje.
Ещё видео!