Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa për të ulur tensionet dhe po ashtu të frenohen nga provokimet, kërcënimet dhe frikësimet.
Në një deklaratë të përbashkët të BE-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, thuhet se po punohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike për të ulur tensionet.
BE-ja dhe SHBA-ja thonë se janë të shqetësuar apër situatën e tensionuar që po vazhdon të mbizotërojë në veri të Kosovës. “Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për përmbajtje maksimale, të mos marrin masa të menjëhershme dhe të pakusht për të ulur tensionet, dhe të frenohen nga provokimet, kërcënimet e frikësimet. Ne po punojmë me presidentin Vuçiv dhe kryeministrin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Po ashtu në këtë deklaratë është thënë se mirëpresin garancinë e marrë nga Kosova që konfirmon se nuk ka një listë me serbë të Kosovës që do të arrestohen apo persekutohen për “protestat paqësore/barrikadat”.
“Në të njëjtën kohë sundimi i ligjit duhet të respektohet, dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme e nuk do të tolerohet”, thuhet në komunikatë.
SHBA thekson po ashtu se do ta përkrahë punën e BE-së nëpërmjet Misionit të EULEX-it në Kosovë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
Ещё видео!