Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, ku u pyet për bonuset e fundvitit për pensionistët.
Berisha iu kundërpërgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili quajti opozitën mbeturinë. Demokrati akuzoi kryesocialistin se do të grabisë mandatin e katërt, ndërsa për bonusin e fundivitit për pensionet.
Berisha i bëri thirrje pensionistëve të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 pranë Parlamentit. Ndër të tjera kryedemokrati iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë ‘S’ke parë gjë akoma! Mbaje mend Edi Rama!’
Po bëni thirrje që të gjithë të dalin para Parlamentit. A ka një plan B opozita nëse buxheti miratohet para orës së protestës?
Berisha: U bëj thirrje pensionistëve nesër të gjithë tek parlamenti, është dita që shqiptarët të dëgjojnë zërin e tyre, është dita që bota të dëgjojë zërin e tyre, është dita në të cilën çdo pensionist shqiptar duhet të tregojë veten siç është, burrë, grua kurajoz, guximtar që nuk lejon të shkelmohet mbi dinjitetin e tij, të përçmohet, të përbuzet nga një bandë që e vjedh ditë për ditë.
Ndaj dhe nesër në ora 5 pasdite, të gjithë para parlamentit për të mbështetur opozitën dhe amendamentet e saj në parlament.
Qeveria do bëjë gjithçka, por edhe ne do bëjmë gjithçka që protesta të zhvillohet gjatë kohës që bëhet diskutimi për buxhetin. Opozita do mbahet, nuk ka forcë në botë që ndalon revoltën shpirtërore të qindra mijërave grave.
Edi Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për të grabitur një mandat të katërt pasi e di se me krimet që ka kryer i takon të kalbet në burg, të paktën 40-60 vite.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#PD#SaliBerisha#TopChannelNews
Ещё видео!