Kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit të shkuar duket se ka ndërgjegjësuar konsumatorët që të kursenin.
Ata që kanë reflektuar më shumë nga kjo situatë kanë qenë bizneset, të cilat sipas të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9.9% më pak energji.
Ndonëse më pak, edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5 %.
Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21.9%.
Energjia e prodhuar u mbulua në masën 55,1 % nga hidrocentralet publike, 44.2% nga hidrocentralet private dhe koncensionare, dhe 0.7 % nga fotovoltaikët.
Gjatë 2022-shit rezulton se Shqipëria ka blerë më shumë energji sesa ka shitur.
Energjia e marrë nga jashtë arriti vlerën 3.044 GWh nga 2.253 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35,1 %.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!