Lajme arkiva 2006
Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është rikthyer në Kuvend. Për herë të dytë brenda këtij viti nga 8 shkurti kur kreu i komisionit evropian Barroso përshëndeti deputetët, Nano ka thyer mungesat e zakonshme në parlament për të qenë i pranishëm në përshëndetjen e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ish-kreu i selisë rozë ka hyrë në momentet e fundit në sallë duke zënë vendin në krye të grupit të tij parlamentar si për të kujtuar postin e lënë në krye të socialistëve me 1 shtator të vitit të kaluar.
Madje ai nuk ka ngurruar të salutojë kryeministrin Sali Berisha i cili i ka kthyer gjithashtu kortezinë. Qëndrimi i Nanos në sallë ka zgjatur po aq sa fjala e presidentit Sejdiu dhe më pas pa komunikuar me asnjë nga deputetët socialist ka lënë sallën e kuvendit. Ndërsa socialistët pas pak ditësh do të përkujtojnë një vjetorin e largimit të tyre nga pushteti, Nano duket i pandryshuar në batutat e tij.
Gazetarja: “Zoti Nano një vlerësim për 3 korrikun, po bëhet një vit tashmë?
Fatos Nano: “Kampionati botëror po vazhdon normalisht pavarësisht nga ekipet pretendonte.”
Gazetarja: “Po nga jeta politike?”
Fatos Nano: “Me sa duket edhe oligarkët po ndjekin kampionatin sipas gazetarit.”
Gazetarja: “Më shumë se politikën?”
Fatos Nano: “Pas finales flasim prap.”/tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!