Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti do të takohen në Bruksel në një darkë punë të dielën, disa orë përpara përfundumit të afatit të Prishtinës pas të cilit nisin dhe sanksionet për ata që nuk kanë zëvendësuar targat.
Dy liderët do të bisedojnë së bashku me përfaqësuesit europianë, të cilët kërkojnë arritjen e një marrëveshje përpara datës 21 nëntor.
Sipas raporteve të mediave serbe, Vuçiç ka pranuar ftesën e Bashkimit Evropian, për tu takuar me Kurtin, pas paralajmërimeve të ekspertëve se situata në Veri të Kosovës është më e renda që nga viti 2013.
Tema e diskutimit do të jetë jo vetëm cështja e targave, por edhe largim i serbëve të Veriut nga institucionet e Kosovës.
Pas datës 21 nëntori, qeveria Kurti do të implementojë faza e dytë e zbatimit të vendimit për qytetarët që lëvizin ende me simbolet serbë.
Nga e hëna, qytetarët që nuk pajisen me targat e Republikës së Kosovës do të përballen me gjoba.
Këto makina qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar se 21 nëntori “nuk duhet ti gjejë dy vendet pa marrëveshje për targat”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#TopChannel
Ещё видео!