Sulmet ajrore kanë goditur periferitë jugore të kryeqytetit libanez më 15 nëntor, pasi ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve që të evakuohen.
Agjencia kombëtare e lajmeve në Liban tha se një dron izraelit lëshoi dy raketa në periferi të Bejrutit dhe më pas forcat ajrore kryen një sulm të rëndë ajror që rrafshoi një ndërtesë afër zyrave komunale.
Urdhri për evakuim u publikua në X nga zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, i cili u tha banorëve që të largohen dhe i paralajmëroi se do të kishte sulme të menjëhershme.
Sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në jug të Bejrutit kanë nxitur një eksod masiv të civilëve nga bastioni i Hezbollahut, edhe pse disa prej tyre kthehen gjatë ditës për të kontrolluar shtëpitë e tyre.
Gjatë natës ka pasur sulme në qytetin jugor të Nabatiehut.
Ushtria izraelite tha se të enjten ka shënjestruar “qendrat komanduese” të Forcave elite Radvan të Hezbollahut dhe raketahedhësit që janë përdorur për të kryer sulme kundër Izraelit.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.
Por, që nga shtatori i këtij viti Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ajrore në Liban dhe më pas ka nisur edhe një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut.
Autoritetet libaneze thanë se më shumë se 3.380 persona janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur nisi këmbimi i zjarrit mes Hezbollahut dhe Izraelit.
Konflikti i ka shkaktuar Libanit më shumë se 5 miliardë dollarë humbje ekonomike, teksa dëmet materiale konsiderohet se arrijnë në miliarda dollarë, tha Banka Botërore të enjten.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Izrael#Bejruti#TopChannelNews
Ещё видео!