#oranews #saliberisha #foltore #tepelene #permet #partiademokratike
Lideri historik Sali Berisha ka nisur sërish Foltoren nëpër vend për të bindur demokratët se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr këtë forcë politike drejt fitores. Por për t’u arritur kjo, fillimisht demokratët duhet të hyjnë në një proces pajtimi nga baza drejt qendrës. Sipas Berishës, PD duhet të bashkohet për të protestuar në çdo shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pasi testoi veten tek demokratët në 6 mars, Sali Berisha ka rinisur sërish takimet e Foltores, por tashmë jo për përçarje, por me një gjuhë përbashkimi të opozitës.
Pas largimit të Lulzim Bashës dhe regjistrimit të statutit të 11 dhjetorit, lideri historik nga Tepelena u kërkoi demokratëve që t’i lënë mënjanë hatërmbetjet me njëri-tjetrin, pasi në këto momente duhet të jenë bashkë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
"PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkinë e saj. Çdo anëtar të lërë mënjanë çdo zemerthyerje. Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër kërtij regjimi që duhet ti ketë orët e numëruara".
Pavarësisht kërkesës së drejtëpërdrejtë të Enkelejd Alibeaj për t’u larguar në të njëjtën mënyrë si Basha, Sali Berisha nuk e ka në plan të afërt të heqë dorë nga vendimmarrja në PD.
"Me ty non grata nuk fiton PD thotë dhe duhet të japësh dorëheqjen. I them edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do të fitonim por ja që fituam".
Berisha e pranoi që kjo nuk është hera e parë që dikush i kërkon të largohet nga politika. Ka ndodhur edhe vite më parë nga ndërkombëtarët.
"Më erdhi Trojka botërore, qëllimi kryesor i vizitës së tyre ishte ti sillnin mesazhin e botës Sali Berishës që të largohet nga politika."
Jo pak nga baza janë të shqetësuar për fatin e PD nëse drejtohet nga Sali Berisha për shkak të non gratas së tij nga SHBA.
"Nuk do të kërkoj sa të jetë në pushtet zoti Blinken që të ndryshojë vendimin e tij, më ka cënuar dinjitetin dhe pranoj vetëm të falur publikisht. A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Kam patur botën kundër dhe kemi fituar."
Çbunkerizimi i selisë blu u përdor nga Sali Berisha edhe në mënyrë simbolike për hapjen e PD për çdo demokrat, madje edhe për ish-kryetarin Lulzim Basha.
"E ardhmja me dhjetëra ton bunker. A ishte normal apo nuk ishte normal ai që e bëri nuk mund të them, por ai dha dorëheqjen. Megjithatë selia po hapet për të gjithë demokratët."
Për të kërkuar bashkimin e demokratëve Sali Berisha ka zhvilluar takimin e Foltores edhe me anëtarët e PD në Përmet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!