Godina 15 në Qytetin Studenti në kryeqytet është gati për të pritur studentët që do të vijnë nga vendet e Bashkimit Europian në Kolegjin e Europës. Erion Veliaj tha se ky ishte një test që u kalua me sukses.
“Fakti që sot kemi ndërtuar godina studentore, të certifikuara edhe nga Kolegji i Europës, pasi do t’i përdorë edhe për studentët e saj që do të vijnë nga vendet e BE, do të thotë se kemi kaluar një test shumë të madh. Sigurisht, kur vjen e mira i harrojmë ditët e vështira, harrojmë kur kemi qenë këtu dhe fadromat prishën çfarë kishte mbetur nga tërmeti, të atyre ndërtesave që ishin të zaptuara”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se hapësirat e zaptuara do të çlirohen për t’i hapur rrugë zhvillimit
“Edhe te Lana, projekti i Lanës do të bëhet, ajo do të zgjatet, ndërkohë po ndërtohen pallatet që do strehojnë banorët që kanë ndërtuar gabimisht në shtrat të lumit, në kohën kur lejoheshin këto gafa. Ata do trajtohen me njerëzillëk, që edhe Lana të trajtohet, por edhe qyteti të përfitojë nga lirimi i trafikut, urat dhe mospërmbytja. E njëjta gjë po ndodh edhe me unazën, edhe te Njësia 11 dhe te 4, edhe te 3-shi: edhe unaza do bëhet, po edhe njerëzit do strehohen momentalisht me bonus qiraje”, u shpreh ai.
Veliaj tha se godinat e Qytetit Studenti janë kthyer ë një kampus me të njëjtat standarde si në Europë. /vizionplus.tv
Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Ещё видео!