Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Faji për ndarjen t’i mbetet Fatosit. Rexhina edhe sot me mbiemrin Nano, do të këmbëngul në seancën e nesërme të divorcit që përgjegjësia të ngarkohet në kurriz të kryetarit socialist.
Sipas burimeve të sigurta, mësohet se ish-gruaja e Fatos Nanos, nesër në orën 9, do të pranojë ndarjen, por kurrsesi që faji të mbetet jetim. Në dokumentacionin që ajo ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës, pika më e rëndësishme ku është bazuar përball Nanos është pikërisht arsyeja që pas 30 vjetësh ka sjellë një ndarje të pashmangshme.
Vetë avokati i zonjës Rexhina nuk ka dashur të japë hollësira, por nga dokumentet e paraqitura, duket qartë që dueli mes palëve do të jetë i rrethuar rreth atij që për askënd nuk është i pranueshëm, rreth fajit.
Zoti Nano, në kërkesën e tij për divorc, të paraqitur në gjykatë është përpjekur që faji të mos rëndojë as mbi të dhe as mbi Rexhinën, por gjithsesi nesër, avokatët e dy njerëzve të shumëpërfolur kohët e fundit, do të ngjisin shkallët për në katin e dytë të gjykatës për t’i dhënë fund një martese jo krejt të zakonshme./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!