Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Çdo biznes i vogël që ka nevojë për një financim të momentit, tashmë mund të drejtohet në derën e Kredo.al. Që prej datës 15 mars, kredia për biznesin është hedhur në treg nga Kredo, për t’u përshtatur me nevojat e tregut, pas 5 vitesh që ofron shërbim për individët. ARLINDA MUJADREJTORE E KREDO.AL“Kredo është futur në vitin e pestë të aktivitetit të saj. Ka shërbyer deri më tani vetëm për individët, por duke parë nevojat dhe kërkesat, në kategorinë e klientëve që shërbejmë, thamë pse jo, nevoja për bizneset e vogla është aty. Ne e shohim si një ndihmë që mund të japim edhe për biznesin më të vogël, të njëjtën ndihmë që kemi ofruar edhe për individët.”Çdo person fizik, që ka një licencë aktive, mund të aplikojë për kredi, si një nevojë e shtuar për bizneset familjare kryesisht për të përballuar shpenzimet pas viteve pandemike që kaluam.ARLINDA MUJADREJTORE E KREDO.AL“Vlerat e kredive që ne ofrojmë janë të vogla, janë për të mbuluar shpenzimet e momentit, për të zgjidhur një problem. Shuma që ne japim është deri në 500 mijë dhe bizneset e vogla mund ta marrin për taksat që kanë për të paguar apo për të blerë mallin për sezonin që vjen. Të gjitha këto janë nevoja që ne mund t’i plotësojmë. Ka disa biznese që e gjejnë veten te ne sepse është një segment që nuk është i shërbyer, që ka nevojë për likuiditet të shpejtë.” Duke e pasur të qartë që për biznesin koha është flori, Kredo ka menduar për përshtatjen e kredisë online.“Thelbi i Kredo që në fillime është që ne e konsiderojmë veten një kompani Fintech, pra, financojmë përmes teknologjisë. Mënyra sesi ne shërbejmë ka të bëjë me automatizimin e çdo procesi dhe çdo vendimmarrjeje përsa i përket kredidhënies. Dhe pse jo, të mos e shikonim këtë të aplikueshme edhe në biznes. Koha që ti merr më pas si institucion për të harxhuar me klientin, nuk është një kohë e cila shfrytëzohet për hedhje të dhënash, procesim të dhënash apo dokumentacion, por është një kohë që ti e shpenzon me klientin për t’i shpjeguar atij për çfarë merret kredia, çfarë detyrimesh dhe çfarë të drejtash ka apo për të dhënë këshillat 3e duhura financiare.” Afati i shlyerjes së kredisë për biznesin është deri në 48 muaj, por klienti mund të shtyjë një herë pagesën e çdo kësti.
Ещё видео!