Lajme Arkiva 2004
Fluski i madh i emigrantëve shqiptarë që kërkojnë të kthehen nga Greqia për festat e fundvitit ka shkatuar radhë dhe kaos në të dyja pikat doganore me këtë vend. Korrespondentët tanë në Korçë dhe Gjirokastër thonë se në pikën e kapshticës kanë hyrë 7 000 persona gjatë 24 orëve të fundit dhe presin në radhë edhe rreth 2 000 të tjerë. Emigrantët kanë pritur 6 orë për të kryer procedurat, 3 orë në doganën greke dhe 3 në atë shqiptare.
Gazetari: Sa orë pritët në doganën greke?
“3 orë pritëm.”
Gazetari: Po në doganën shqiptare sa orë keni tani në këto momente?
“Po ja kemi nga ora 9 deri në 12 në doganën greke sa është ora tani 1 e gjjysmë derisa të mbarojmë. Një orë e gjysmë-dy orë.”
Në këtë fluks nuk kanë munguar edhe të deportuarit nga ana e policisë së shteti fqinj. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë deportuar forcërisht nga ana e policisë greke mbi 200 persona. Ndërsa në pikën kufitare të Kakvijës kanë hyrë rreth 6 000 persona. Në këtë pikë ka radhë edhe në dalje. Vetëm gjatë paradites kanë dalë 3 280 persona me rreth 600 automjete. Në pikën e Kakavijës vonesën e sjell dogana shqiptare e cila pajis me një dokument hyrje të gjithë drejtuesit e automjeteve. Nga dogana funksiononte vetëm një sportel.
“Kemi ardhur bashkë me familjen për të kaluar festat dhe shikojmë se më shumë vështirësi kemi këte nga ana jonë sesa e grekut.”
“Ne kemi tri orë por faji është i palës shqiptare se kanë vendosur vetëm një kompjuter dhe nuk qarkullojnë ato të vulosen më shpejt kurse pala greke është shumë në rregull na i vulosi shumë shpejt.”/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!