Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" protestën e dytë kombëtare, pas asaj të 7 korrikut. Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se kjo protestë do të jetë ndër më masivet të zhvilluara ndonjëherë, teksa aleati i tij politik, Ilir Meta ka njoftuar se edhe simpatizantët e Partisë së Lirisë do të jenë në shesh për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’.
Vetëm pak orë para protestës, dyert kryesore të kryeministrisë u izoluan me pllaka metalike, për të parandaluar çdo incident që mund të vijë nga protestuesit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë këtë të shtunë, pasi udhëtoi drejt Parisit ku po mbahet Forumi i Paqes.
Në kuadër të këtij tubimi, Policia e Shtetit ka njoftuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bllokimin e disa segmenteve për qarkullimin e mjeteve, në varësi të lëvizjes së protestuesve.
Rama u shfaq i pashqetësuar për protestën e thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, duke i kujtuar atij rublat ruse dhe ‘non gratën’ amerikane. Më shumë sesa revoltë ndaj qeverisë ‘Rama’ kjo protestë do të shërbejë si demostrim i përkrahjes që ka në elektorat ish kryeministri Berisha, duke u shndërruar në një përgjigje politike edhe për grupimin Alibeaj, me të cilin negociatat nuk arritën të finalizoheshin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Opozita#Proteste#TopChannel
Ещё видео!