Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
13 gomone me rreth 320 klndestinë shqiptar që tentonin brigjet e italisë u ndaluan natën e djeshme nga mjetet e misionit Guardia di Finanza, në bashkëpunim me forcat e kufirit të drejtorisë së policisë së Vlorës. Sipas komisariatit të Vlorës mes klandestinëve kishte dhe femra moldave dhe shqiptare, të cilat synonin të shkonin në itali për ushtrim prostitucioni.
Aksioni i policisë kufitare në bashkëpunim me mjetet e Guardia di Finanza në ishullin e Sazanit, cilësohet si një nga më të mëdhenjtë e ndërrmarrë gjat këtij viti. Ai vazhdoi gjatë gjithë natës duke e mbajtur të bllokuar hapësirën detare në dalje të gjirit të Vlorës si dhe vijën bregdetare.
Një javë më parë si rezultat i aksioneve të tilla u arrit të ktheheshin mbrapsht 7 gomone ndërkohë që gjatë këtij viti janë kthyer të paktën 200 gomone dhe mbi 3800 klandestinë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori
Ещё видео!