Është arrestuar në pikën kufitare në Merdare ish-shefi i milicisë serbe në Komunën e Istogut, gjatë kohës së luftës. Shtetasi serb me inicialet M.P., dyshohet për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së Kosovës.
Lajmi njoftohet nga policia e Kosovës, që thotë se në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova ndaj të ndaluarit.
Hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.
Procesi hetimor është ndihmuar nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me të cilët është bashkëpunuar ngushtë në një punë ekipore, ku është bërë përpunimi inteligjent i informatave.
I dyshuari M.P., është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Merdare#Arrestim#TopChannel
Ещё видео!