Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një tjetër bashkëpunëtor të autorit të vrasjes së Valter Fierzës, ngjarje e ndodhur më 21 Shtator të vitit të kaluar. Policia thotë se ka vënë në pranga një 22-vjeçar të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje. Ky është momenti kur i riu shoqërohet në ambientet e policisë. Policia thotë se i gjeti me vete atij edhe një thikë.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete”, njoftoi policia.
Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje më herët është arrestuar edhe Enton Dushaj për të njëjtat akuza si 22-vjeçari.
Ndërkohë autor i dyshuar i ngjarjes është Klodian Mhilli. Ky i fundit sipas policisë ishte konfliktuar në lokalin e fshatit Hot i Ri me vëllain e viktimës, Kol Fierza ndërsa shkak është bërë parkimi i një automjeti.
Pas sherrit Mhilli ka shkuar në banesë. Ka marrë armën kallashnikov dhe është kthyer sërish në vendngjarje. Ai ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Valter Fierza i cili ishte duke shkuar drejt lokalit.
Ishin familjarët të cilët e gjetën Fierzën në rrugë pa shenja jete pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Autori dhe viktima ishin fqinj me njëri-tjetrin ndërsa 33-vjeçari nuk njihej si person problematik./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!