Ushtria izraelite tha se do të bëjë një "pauzë taktike të aktivitetit ushtarak" të përditshëm përgjatë një rruge në jug të Gazës për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare, por theksoi se nuk ka armëpushim dhe luftimet do të vazhdojnë në Rafah. Pauzat, që thuhet se kanë filluar të shtunën, do të zgjasin nga ora 08:00 sipas orës lokjale deri në orën 19:00, deri në një njoftim tjetër.
Ato do të prekin vetëm një rrugë që të çon në veri nga vendkalimi kyç Kerem Shalom, të cilin Gaza e ndan me Izraelin.
Izraeli ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët e tij, përfshirë SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se njoftimi i së dielës vjen pas "diskutimeve shtesë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare". Në një postim në X, IDF sqaroi se nuk ka armëpushim në jug të Rripit të Gazës dhe se luftimet do të vazhdojnë në Rafah. Sipas mediave izraelite, as kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe as ministri i mbrojtjes nuk ishin në dijeni të planeve për një pauzë përpara se ajo të shpallej. Zyra e Netanyahut tha se kryeministri i kishte thënë sekretarit të tij ushtarak se plani ishte "i papranueshëm" pasi kishte dëgjuar për të të dielën. Ai sidoqoftë është siguruar se nuk ka asnjë ndryshim në politikën e forcave mbrojtëse izraelite he se luftimet në Rafah do të vazhdojnë siç ishte planifikuar. Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rafahu që kur trupat izraelite hynë atje më shumë se një muaj më parë, duke marrë nën kontroll kalimin kufitar me egjiptin dhe duke urdhëruar shumë njerëz të evakuohen. Kalimi i Rafahut, dikur pika kryesore e hyrjes së ndihmave, është i mbyllur që atëherë. Izraeli thotë se operacioni i tij në Rafah është i nevojshëm për të larguar Hamasin nga ajo që ai e quan "kalaja e fundit e madhe" e grupit. Agjencitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një situatë të tmerrshme humanitare në Gaza dhe kanë bërë thirrje të përsëritura për lejimin e më shumë ndihmave.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Pauza#Luftimet
