Seanca gjyqësore ndaj Arber Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit 2021 është shtyrë këtë të enjte.
Në Elbasan nuk garantohet siguria e personave që marrin pjesë në gjykim dhe nga kjo situatë cënohet vullneti i të pandehurve , dëshmitarëve, ekspertëve, por edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Kjo është kërkesa e ish truprojës së zgjedhjeve Arbër Paplekaj nën akuzë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit i cili kërkon transferim të procesit penal në një qytet tjetër. Diçka e tillë ka ndodhur më herët për gjykime të bujshme që nga Tropoja , Vlora dhe Fieri janë gjykuar në Tiranë.
Si argument kryesor të sigurisë Paplekaj përdor paaftësinë e policisë lokale për të parandaluar krime si ai i 21 prillit 2021 . Paplekaj kujton se shtatë policë u morën të pandehur për shpërdorim detyre mbasi gjendeshin në vendngjarje dhe nuk parandaluan të shtënat por dhe nuk identifikuan dot edhe personat që qëlluan me armë zjarri
37 vjeçari këmbëngul se kjo siguri u garantohet dëshmitarëve në çdo gjykatë tjetër përveçse në Elbasan
Argumenti tjetër lidhet me mos transportimin e të dyshuarit nga paraburgimi 302 ku ai mbahet drejt gjykatës së Elbasanit dhe këtë e vërteton me një email të 29 shtatori 2022 të institucionit qëndror të sistemit ponitenciar që përmend se ishte e pamundur ta dorëzonte në gjykatë
Ngjarja ndodhi gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare ku nga njëra anë i dyshuari Arbër Paplekaj dhe përkrahës të tjerë të PD dhe viktima Pjerin Xhuvani, Mehmet Greca e të tjerë mbështetës të Ps u përplasën me njëri tjetrin në prani të Policisë derisa konflikti precipitoi me një të vrarë e dy të plagosur. Prokuroria thotë se është qëlluar me dy armë të ndryshme nga persona ende të paidentifikuar të cilët gjendeshin në vendngjarje dhe ishin pjesë e të dyja grupimeve
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ArberPaplekaj#Elbasan#TopChannelNews
Ещё видео!