Shkodër-Stadiumi “Loro Boriçi” ku pasditen e sotme u luajt ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është shndërruar në një arenë përleshjesh mes dy tifozërive, duke degjeneruar deri në gjuajtjen me gurë e mjete të forta madje një tifoz është plagosur me thikë.
Situata e tensionuar ka vijuar si brenda ashtu dhe jashtë stadiumit. Gazetari ynë Bepin Kolvataj i cili pas ndeshjes shkoi në spitalin e Shkodrës raporton edhe për 5 policë të plagosur, 3 fëmijë 10-12 vjeçarë të lënduar me gurë, një tifoz shkodran të plagosur me thikë.
Mes të plagosurve është edhe Presidenti i Klubit të Tiranës, Refik Halili , i cili në një moment po ndërhynte për të qetësuar tifozerinë e Tiranës e cila nisi të godiste me gurë,kur Vllaznia shënoi golin e parë.
Dhuna ka vijuar si brenda ku tifozët thyen edhe stolat por edhe jashtë ku janë thyer xhamat e makinave.
TV ORA News përmes grupit të xhirimit atje sjell pamje të dhunës por dhe dëmeve të shkaktuara.
Ndërkohë në stadium që në fillim të ndeshjes kanë qenë forcat speciale.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!