[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi me 5 vjet e gjashte muaj burg, Ervis Martinajn. Dënim ky që i konvertohet në 3 vjet e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi u dha këtë të enjte pas disa seancave të zhvilluara. Martinaj u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në vitin 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok ku gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Për vrasjen e Gaxhës është akuzuar ish-komandoja Meviol Billo, i cili është ende në arrati.
Ещё видео!