#joebiden #vladimirputin #putinbide
Deklarata e Joe Biden nga Polonia që bëri xhiron e mediave botërore, ku e quajti “kasap” Vladimir Putinin, ka ngjallur reagime të shumta. Spikat deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron, për të cilin përdorimi i kësaj fjale është i tepërt, duke i bërë njëherësh thirrje Bidenit për kujdes me deklaratat.
“Detyra jonë është me mjete diplomatike, fillimisht të arrijmë një armëpushim e më pas tërheqjen e plotë të trupave ruse nga Ukraina. Nëse duam t’a arrijmë këtë, nuk duhet të rrisim tensionet me fjalë apo me vepra”.
Reagime shkaktoi edhe një tjetër deklaratë nga Polonia e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Për hir të Zotit, ai nuk mund të qëndrojë në pushtet”, ishte deklarata e Biden, që nga shumë diplomatë e analistë u interpretua si thirrje e Presidentit amerikan për të rrëzuar Putinin apo si ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë. Sqarimin e bëri nga Jeruzalemi, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
“Si e keni dëgjuar ta themi shumë herë, nuk kemi asnjë strategji për të ndryshuar regjimin në Rusia apo kudo tjetër nëpër botë. Besoj se presidenti konfirmoi se Putin nuk mund të autorizohet t’i shpallë luftë apo të sulmojë Ukrainën apo ndonjë shtet tjetër”.
Luftës në Ukrainë i kushtoi një mesazh edhe Papa Françesku në meshën e të dielës në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit. Ati i Shenjtë bëri thirrje që lufta të ndalet, përpara se ajo të fshijë njeriun nga historia.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!