Autoritetet Ukrainase i janë përgjigjur pozitivisht ftesës ruse për dialog në qytetin Gomel të Bjellorusisë. Përgjigjja pozitive e presidentit Zelensky, vjen pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko, lajm ky i publikuar nga vetë Zelensky në rrjetet sociale.
Mediet ukrainase bëjnë të ditur se presidenti Zelenski ka pranuar që delegacioni i Kievit zyrtar të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për t’i dhënë fund luftës, teksa vendi i takimit do të jetë në kufi me Bjellorusinë. Ky takim sipas mediave vendase do të jetë pa parakushte dhe do të mbahet pranë lumit Pripiat.
“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për faktin se të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.
Më herët, Ministria e Jashtme e Ukrainës mohoi se bisedimet me Rusinë për një armëpushim do të zhvilloheshin në Gomel, pasi sipas tyre ky shtet kishte lejuar sulmin e ukrainës dhe në Bjellorusi janë të vendosura sisteme nga ku sulmohet Ukraina. Ata gjithashtu nuk konfirmuan se delegacioni ukrainas do të drejtohet nga zëvendësministri Mykola Tochytskyi.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Zelensky#Bjellorusinë#TopChannel
Ещё видео!