Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Mbrëmjen e së dielës kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën " Shefqet Musaraj", pranë ish-parkut të autobusëve. Dy personat fillimisht u raportuan të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë në spital.
Viktima është Emiljano Boçi 32 vjeç, i cili njihet edhe më emrin Roland, ndërsa i plagosur ka mbetur M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se "në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë. Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën".
Mësohet se Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë, pasi në vitin 2010 ai është dënuar për tentativë vrasje. Ndaj dhe pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!