Pas promovimit të librit “Shqipëria në rrezik- çfarë mund të bëjmë”, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 7 Korrikut për të kërkuar largimin e Kryeministrit të vendit, Edi Ramës.
Sali Berisha: Sot u promovua ky libër si manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave që janë një thirrje për çdo shqiptar që të bashkohet nesër në protestën e 7 Korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është po kaq e madhe. Mos të harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë ndaj dhe ftoj çdo qyetatar dhe qytetare të këtij vendi të kontribojë me praninë e tij në suksesin e protestës.
Kryetari i Partisë Demokratike Berisha ka paralajmëruar Policinë që të mos provokojnë protestuesit, pasi siç thotë Berisha do të marrin ndëshkimin e merituar nëse ndodh një gjë e tillë.
Sali Berisha: Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër është një ditë e madhe, nesër është një ditë frymëzimi. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë. Skenarët e protestës janë të qartë, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!