Turqia ka bërë të ditur se nuk do të lejojë zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin egje. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Causoglu, tha se nuk do të lejohet zgjerimi i ujërave territoriale greke në egje as edhe me 1 milje duke iu përgjigjur kështu raporteve se Athina planifikon ti zgjerojë ujërat rreth ishullit të Kretës në 12 milje detare. Duke përmendur një vendim të parlamentit turk të vitit 1995 lidhur me këtë çështje, Çavuşoğlu tha: Ne paralajmërojmë Greqinë edhe një herë. Mos bëni heroizma të rreme. Nuk do të përfundojë mirë për ju.
Deklarata e parlamentit turk, e vitit 1995 paralajmëron se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale përtej 6 miljeve, parlamenti do t'i japë qeverisë "të gjitha kompetencat", përfshirët ato ushtarake, për të mbrojtur interesat e Turqisë. Çavuşoğlu nënvizoi se deklarata mbetet në fuqi edhe sot.
Ndërsa i pyetur për takimin trepalësh në moskë të shefave të mbrojtjes turke, ruse dhe siriane, dhe zyrtarëve të inteligjencës së tre vendeve, Causoglu tha se Turqia vazhdon dialogun me OKB, SHBA, Rusinë, Irakun si edhe me regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad. Komentet, ministri i jashtëm turk i bëri në konferencën e fundvitit me gazetarët.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Turqia#Greqia
Ещё видео!