Mashtrimet kibernetike kanë qenë në kryefjalën e mediave kohët e fundit, ku disa persona të paidentifikuar arrijnë të zhvasin para nga shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas një hetimi për shumë kohë, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë dhënë detaje për një grup kriminal, që vepronte në vendin tonë. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, bashkë me prokuroren e Rrethit Gjyqësor Tiranë Elisabeta Imeraj, në një konferencë për mediat kanë bërë me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Komunimimi’, ndërsa kanë dhënë detaje lidhur me këtë operaicon.
Vocaj bëri me dije se në kuadër të këtij operacion u bë i mundur arrestimi në flagrancë I 35 shtetasve, nga të cilët njëri ishte i huaj, konkretisht shtetasi izraelit Refael Genish, i cili nga hetimet ka rezultuar se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:123 pajisje kompjuterike 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme 3 laptop 2 USB karta të bardha të ngjashme me ato të bankave, një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.
Tonin Vocaj shtoi se më shumë se 2 milionë njerëz që ndodhen në shtete të ndryshme janë mashtruar duke përfituar nga ata shuma të majme parash.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#CallCenter#Mashtrime#TopChannel
Ещё видео!