Janë rikthyer këtë të hënë reshjet e borës në Qarkun Dibër. Zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël. Trashësia e borës në zonat malore deri në 10 centimetra, duke mos u kthyer në problem për qarkullimin e banorëve. Reshjet përfshinë Njësitë Administrative, Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Reç, Zall-Dardhë në Dibër, Trebisht, Ostren, Martanesh në Bulqizë. në rrethin e Matit dy njësi administrative Xibër e Macukull u mbuluan nga bora, por nuk pati probleme në lëvizjen e banorëve.
Sa i përket rrugëve nacionale ishin të kalueshme pasi sasia e borës e rënë nuk ishte e madhe, ndërsa mjetet borëpastruese nisën punën për të pastruar akset kryesore. Prani të dëborës pati në akset Qaf Bualli – Peshkopi, Qaf – Bualli – Krastë, Ura e Çerenecit Librazhd, Peshkopi – Qaf Drajë, por qarkullimi vijoi normalisht pasi nuk u shfaqën ngrica.
Reshjet vazhduan me intensitet të ulët deri në mesditë, ndërsa gjatë natës pritet të ketë rënie të temperaturave nën zero, ç’ka do të sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Sinoptikanët parashikojnë një përmirësim të motit të Martën, ndërsa të Mërkurën priten sërish reshje dëbore në zonat malore dhe ulje të temperaturave në verilindje deri në minus 5 gradë Celsius.
Ещё видео!