Pas 3 muajsh, studentët u rikthyen të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Ata marshuan në drejtim të saj nga qendra në orën 12:00 ashtu siç kishin paralajmëruar.
Ata kërkojnë anulimin e zgjedhje për anëtar të bordit të Administrimit, rritje të pagave për pedagogët, reduktim me 50% të tarifave të Masterit, unifikimi i kartës së studentëve, rritja e peshës së votës studentore në masën 25%, heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura, rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, arsim cilësor për të gjithë të rinjtë, duke i mundësuar mbështetjen financiare dhe autonomi reale të universiteteve
Ata shprehen se Pakti për Universitetin nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre. Përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë protestuan me pankarta me duar dhe flakadanë. Studentët i kanë lënë qeverisë afat 24 orë kohë për t’u përgjigjur. Protesta e parë e tyre nisi në Dhjetor të 2018-s dhe zgjati deri në Janar./abcnews.al
Ещё видео!