Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Tirana është përzgjedhur si qyteti model i zhvillimit në "Forumin Vjetor të Arkitektëve dhe Urbanistëve Gjermanë", organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut.-raporton Zyra e Shtypit pranë Bashkisë Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në Forumin vjetor për "Qytetet dhe Ardhmërinë", ku prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe projektet strategjike për të ardhmen.
Erion Veliaj: “Edhe këtë vit do të vazhdojmë të nxisim shumë prej projekteve që tashmë i kemi nisur, siç janë shkollat e reja, Piramida, ndërtesa të tjera me funksion publik, më shumë fokus në zonat e reja të Tiranës, si zona e Kasharit, zona e Unazës së Re, zona e Freskut pranë Dajtit, apo zona e Selitës. Kthehemi të inkurajuar nga fakti se Tirana po merr vlerësime, që në një kohë të shkurtër ka bërë një kapërcim gjigant, për të vazhduar projektet që kemi nisur”
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se një pjesë e madhe e suksesit ka ardhur falë qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë nxitur një sërë nismash të rëndësishme për qytetin.
Erion Veliaj: "Jam shumë krenar për Tiranën! Jemi përzgjedhur si një qytet model, kësaj here në forumin vjetor të arkitekturës gjermane organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe nga qyteti i Mynihut. Jam shumë krenar sepse jo vetëm Bashkia ka bërë punën që duhet të bëjë, por një pjesë e madhe e sukseseve tona i kushtohet qytetarëve të Tiranës. Janë ata që kanë inkurajuar ditët pa makina, që po kthejnë zonat pedonale, që po mbjellin pemë, që po e mbajnë pastër qytetin. Historia e vërtetë e suksesit të Tiranës është se çdo qytetar e ndjen që është pjesë e familjes së Tiranës dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punëve"
Ai shtoi me bindje se nuk ka një qytet të dytë sot në Europë, ku qytetarët janë kaq shumë të përfshirë me pastrimin, mbjelljen e pemëve, kujdesin e hapësirave publike, korsitë e biçikletave dhe mënyrën se si po krijohet një sens përkatësie për përkujdesje ndaj qytetit.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!