Edhe pse jo zyrtar, Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Tiranë një version paraprak të dokumentit që pritet të sheshojë përplasjet e mëdha politike. Sipas Zërit të Amerikës, ky opinion paraprak, vlerëson se ndryshimet ligjore të parlamentit për mënyrën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë jo kushtetuese, pasi ata betohen vetëm para presidentit. Gjithashtu, opinioni konsideron se KED ka vonuar procesin e propozimeve për anëtarët e rinj të kësaj gjykate.
Ещё видео!